(2LONLINE) – “Lëvizja “Vatra” ndien indinjatë të thellë me shumën simbolike që është ndarë, apo që janë zotuar të japin qeveritë e dy shteteve, gjoja për zhvillimin ekonomik të Kosovës Lindore, pyesim dy kryeministrat e dy shteteve amë çfarë zhvillimi ekonomik mund të bëhet me këto para të premtuara”., thuhet në një reagim të Lëvizjes Vatra.
“Ju të nderuar pushtetarë të Shqipërisë ndatë rreth 400.000 € për një park të Graqanicës, ndërsa për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ndahen nga 50.000€.”, thuhet në këtë reagim
Kushtrim Kadriu nga sektori për Informim i Lëvizjes “Vatra”, ka thënë se të gjithë kanë besuar që dy shtetet do të ndajnë një fonde të dinjitetshëm e jo një shumë minore si kjo që kanë ofruar dy qeveritë shqiptare, që me shumë i ngjanë ne lëmoshë se sa një fondi zhvillimor. /2lonline/