DYLON

Kosova Lindore në fazën e fundit të shpërnguljes së shqiptarëve

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Kushtrim Kadriu

/2L ONLINE/ – Kosova Lindore në fazën e fundit të shpërnguljes të banorëve shqiptarë. Regjimi serb qysh para shumë vitesh kishte planifikuar spastrimin e kësaj zone nga banorët shqiptarë e këtë spastrim e bëri në disa faza mirë të menduara. Faza e parë, ishte mos investimi, mos zhvillimi ekonomik në këtë zonë, ku Serbia arriti ta bëjë këtë regjion më të pazhvilluarin në Evropë. Si rezultat i kësaj gjendje, me mijëra banorë, për shkaqe ekonomike lanë shtëpitë e tyre nga vitet e 50 gjerë në vitin 1999.

EkoHigjiena

Faza e dytë, ishte lufta frontale dhe krijimi i pasigurisë tek banorët, ku me dhunë dhe me armë i shpërnguli me mijëra të tillë.

Pas luftës, faza e tretë ishte përhapja e dhunës policore-ushtarake, duke arrestuar e dënuar shumë banorë të pafajshëm, dhe si rezultat i kësaj dhune psikologjike me mijëra u të tjerë u dëbuan, pastaj në këtë fazë kemi dhe mos hapjen e Universiteteve ku shumë të rinj duhet të shkollohen në vende tjera dhe mbeten për të jetuar po atje, larg Kosovës Lindore, mos ofrimi i shërbimeve shëndetësore e mbi te gjitha kushtet elementare për të jetuar.

Faza e katërtë, është dhe faza më e rrezikshme që po ndodhe tani e që është pasivizimi i vendbanimit, ku shumë banorëve iu mohua pajisja me dokumente identifikimi dhe e drejta e votës, dhe si rezultat i kësaj do të krijojë një shumicë artificiale serbe dhe një pakicë shqiptare, dhe në fund faza vendimtare, është tani duke ndodhur në heshtje pas humbjes së dokumenteve të identifikimit banorët që kanë prona, shtrohet pyetja, a do të mund të jenë titullarë të tyre?!

Pra si rrjedhojë, pronat private do të humbin titullarin dhe banorëve të drejtën për të qenë pronarë të pronave të tyre dhe rrjedhimisht, krijohet pamundësia për t’u kthyer në ato prona. Pra mbetet të intervenohet nga faktori ndërkombëtarë dhe ai shqiptarë në ndalimin e kësaj gjendje alarmante duke ndërruar qasjen e gabuar të mos interesimit ndajë këtij regjioni. /2L ONLINE/