Kosova kthehet me rezultate të shkëlqyeshme nga “Connect League”

Kosova kthehet me rezultate të shkëlqyeshme nga “Connect League”

Gjatë fundjavës është zhvilluar xhiro e dytë e ligës rajonale “Connect Table Tennis Youth Regional Balkan League” në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Kosova në “Connect Table Tennis Youth Regional Balkan League” është paraqitur në dy grupmoshat, kadetë dhe juniorë ne dy gjinitë nga:Kadet M – Blendi Hajdari dhe Rilind Gashi; Kadet F – Shega Hashani dhe Adea Babuni Junior M – Fatih Karabaxhaku dhe Aulon Bivolaku Juniore F – Alma Mehmeti dhe Jerina Rexhepi dhe Trajner – Rifat Rifati dhe Ridvan Hashani

Në ndeshjet individuale Kosova u kthye me 3 vende të para:

Vendin e parë në kategorinë e kadetëve e zuri Shega Hashani.

Blendi Hajdari zuri vendin e parë në “Connect TT Youth Regional Balkan League” ne kategorinë e kadetëve dhe Fatih Karabaxhaku zuri vendin e parë në “Connect TT Youth Regional Balkan League” në kategorinë e juniorëve.

Edhe në garat ekipore, Kosova poashtu ka pasur paraqitje të mirë në ligën rajonale për të rinjë.

Këto rezultate te shkëlqyeshme pasojnë pas ndryshimit të strategjisë së FPPK-së, ku gjithë fokusin e ka vendosur ne grupmoshat e reja.

KOMENTE