DYLON

Kosova ka 7 mijë e 156 raste aktive me COVID-19

Kosova ka 7 mijë e 156 raste aktive me COVID-19
Avatar photo Redaksia

Referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në Kosovë aktualisht janë 7 mijë e 156 raste aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 106.022 raste nga 546.741 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.198 raste të vdekjes.

EkoHigjiena

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.668 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.156.

Përndryshe,  Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.