DYLON

Kosova gati për ndeshjen me Italinë, mbyllin stërvitjen e dytë në Benevento

Kosova gati për ndeshjen me Italinë, mbyllin stërvitjen e dytë në Benevento
Avatar photo Elife Sherifi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arritur në Benevento të Italisë, ku prej të premtes deri të dielen i luan ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021. Kombëtarja ka stërvitur të enjten në mbrëmje dhe sot paradite në palestrën ku luhet ndeshja, në Benevento të Italisë.

Kapiteni Valon Dedaj është i gatshëm për të udhëhequr Kombëtaren në sfidat e rëndësishme me Italinë, Rumaninë e Gjeorgjinë. Dedaj është optimist se Kosova do të bëjë hapin e synuar para, nëse të gjithë djemtë japin më të mirën.

“Duhet që të gjithë të luajmë në nivel të lartë. Me dy-tre lojtarë nuk është e mundur. Nëse luftojmë si në ndeshjet në Kosovë, atëherë do të jetë shumë mirë. Deri më tani jashtë vendit kemi luajtur më dobtë dhe shpresoj që kjo të ndryshojë tani. Ndoshta na ka kushtuar edhe mungesa e përvojës”, ka thënë Valon Dedaj, që është shumë i kënaqur me fazën përgatitore.

EkoHigjiena

Por, Dedaj pranon që grupi është shumë i fortë.

Kombëtarja e Kosoves ndeshjen e parë e luan të premten (nesër) ndaj Italisë nikoqire (20:00).

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.