DYLON

Kosova gati për Forcat e Armatosura

Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka bërë me dije se këtë javë do ta dorëzojnë në qeveri pakon ligjore për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ai ka deklaruar për ‘Epokën e re’ se amendamentimi i Kushtetueses dhe miratimi i ligjit në Kuvend për transformimin e FSK-së varen nga zhvillimet politike në vend. Demolli ka thënë se nuk është në dijeni nëse Lista Serbe është duke e kushtëzuar transformimin e FSK-së, por ka pranuar se sfidë e këtij procesi është sigurimi i votave të 2/3 të minoriteteve, sidomos atyre serbe. Ai ka shtuar se transformimi i plotë i FSK-së në Forca të Armatosura do të kalojë në tri faza dhe do të zgjasë përafërsisht dhjetë vjet.

EkoHigjiena

http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=59649&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.