Federata e Arteve Mikse Marciale të Kosovës ka mbajtur sot konferencën për media në prag të organizimit të ngjarjes, Kosova Fighting Series 1.
Në këtë konferencë janë paraqitur kryetari i kësaj federate, Besart Berisha, drejtuesit kryesor të kësaj federate, dhe Fitim Ukelli si dhe talenti nga Podujeva, Demahmet Sinani.
Kryetari i kësaj Federate, Besart Berisha u shpreh janë bërë tw gjithë përgatitjet për këtë garë, ndërkohë që pret meçe tejet interesante gjatë KFS1.
Berisha: Kosova Fighting Series do t’i ketë 11 meçe.
“Kosova Fighting Series do t’i ketë 11 meçe më 23.02 në palestrën “Karagaçi” . Do të jenë 7 meçe amatore, ndërsa 4 meçe profesionale. Meçi kryesor ka me qenë kundër Fitim Ukellit, ndërsa, pas tij ka me ardh Aleksandër Joketiq kundër Driton Bajramaj e disa të tjerë. Organizimi ka ecur deri tani shumë mirë, kemi pasur mbështetje ng a disa persona…Kemi luftëtarw në Kosova Fighting Series nga Bosnja, Mali i Zi, Austria, Shqipëria, kemi edhe çeçen gjithashtu do të vijnë disa nga Afganistani” u shpreh ai.
Ndërkaq, sportisti nga Peja, Fitim Ukelli i cili jeton në Austri dhe është rikthyer pikërisht për këtë kompeticion, u shpreh se është përgatitur maksimalisht për meçin e së dielës.
Ukelli: Jam përgatitur maksimalisht
“Faleminderit shumë që ma keni dhënë këtë mundësi mu kthy këtu në vendin tim, me bë një luftë të fortë. Kundërshtari e kemi të fortë… është Austria Champion është në Austri është më i forti në 84 kilogram në Milvay. Unë kam ushtruar mirë, pe ndjej veten 100 përqind të sigurtë, por tash ishalla fitore. Mezi s’po pres deri të dielën” u shpreh ai.