DYLON

Kosova është vend i sigurt, nuk ka azil për qytetarët e saj

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Ministren për Punë të Brendshme të Republikës së Austrisë, zonjën Johanna Mikl-Leitner.

Presidentja Jahjaga me ministren Mikl-Leitner bisedoi për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Austrisë, me theks në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të sigurisë të të dyja vendeve dhe anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare të sigurisë.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është sundimi i rendit dhe ligjit, luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit. Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes për institucionet e Kosovës në procesin e reformave të nevojshme në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja Jahjaga tha se qytetarët e Kosovës duhet të kenë perspektivë të qartë evropiane sepse një gjë e tillë është jo vetëm në interes të Kosovës por edhe të rajonit.

Presidentja Jahjaga me ministren Mikl-Leitner biseduan edhe për migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, konkretisht në Austri, dhe u pajtuan se duhet angazhim i qeverive të të dyja vendeve.

Ministrja për Punë të Brendshme e Republikës së Austrisë zonja Johanna Mikl-Leitner, shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Austrisë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të vazhduar mbështetjen për institucionet e Kosovës në të gjitha fushat me interes dypalësh. Ministrja theksoi se qëndrimi i qeverisë së Austrisë është shumë i qartë, Kosova është vend i sigurt dhe nuk ka azil për qytetarët e Kosovës në Austri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.