Pas pranimit në UEFA e FIFA në maj të këtij viti dhe ndeshjes së parë zyrtare miqësore kundër Ishujve Faroe, të cilën e fitoi me rezultat 2:0, Kosova ka debutuar në pozitën e 190 të renditjes së FIFA-s, me 66 pikë, e cila është publikuar sot në faqen zyrtare të shtëpisë së futbollit botëror .
Sigurisht se në muajt në vazhdim, veçmas pas ndeshjeve të para kualifikuese për Botërorin 2018, që zhvillohen në shtatot e tetor, Kosova ka mundësi për ta përmirësuar edhe më tej pozitën e saj në këtë renditje, mirëpo pozita debutuese është një fillim premtues për skuadrën e udhëhequr nga trajneri, Albert Bunjaki. Do theksuar se ndeshjet miqësore që ka zhvilluar Kosova para pranimit në UEFA e FIFA nuk janë regjistruar për renditjen zyrtare të FIFA-s.