DYLON

Kosova është një vlerë e re në rajon dhe sjellë paqe për të gjithë

Kosova është një vlerë e re në rajon dhe sjellë paqe për të gjithë
Avatar photo Redaksia

“Populli i Kosovës e priste nga zoti ndihmën. Bijtë dhe bijat e këtij populli qëndronin me popullin, qëndronin Jasharajt dhe plot luftëtarë të lirisë. UÇK qëndroi me popullin. Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju z. President”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në tubimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se, dita e sotme i ngjason, jo qershorit, por verës ’99 kur janë bashkuar të lirë në Kosovë, në këtë shesh, ku ka qenë kënaqësi të ecësh lirshëm, pas gjitha vuajtjeve që i ka kaluar populli i Kosovës.

Duke përshëndetur familjarët e të rënëve për liri, të heronjve, dëshmorëve, martirëve, kryeministri Haradinaj tha se për shumë kohë populli i Kosovës e ka kërkuar lirinë, duke u flijuar e vuajtur breza të shumtë.

EkoHigjiena

“Populli i Kosovës e priste nga zoti ndihmën. Bijtë dhe bijat e këtij populli qëndronin me popullin, qëndronin Jasharajt dhe plot luftëtarë të lirisë. UÇK qëndroi me popullin. Spastrimi etnik dhe trenat e vdekjes u ndalën nga ju z. President”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se ai me avionët e jetës ndalën trenat e vdekjes dhe spastrimin etnik dhe sot një popull i rilindur e falënderon përjetë dhe për këtë populli i Kosovës i takon botës së tij, botës së popujve të lirë, që udhëheqë Amerika.

Kryeministri Haradinaj, gjatë fjalës së tij në këtë përvjetor tha se Kosova është një vlerë e re në rajon dhe sjellë paqe për të gjithë dhe se sot Kosova është atdheu i të gjithëve që jetojnë këtu, i shqiptarëve shumicë dhe komuniteteve të Kosovës, serbëve, turqve, romëve, ashkalive, goranëve, egjiptasve, boshnjakëve, kroatëve, malazezëve.

“Paqen e bëjnë të guximshmit e ne guxojmë të pajtohemi me Serbinë. Populli jonë guxon të pajtohet me Serbinë dhe i bëjmë thirrje popullit të Serbisë, edhe presidentit Vuçiq që ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se duhet të punohet më shumë dhe të fokusohen të gjithë në vende të punës për qytetarët e Kosovës, të fokusohen në mundësinë për jetë, në qeverisje më të mirë, në luftimin e korrupsionit dhe në forcimin e rendit dhe ligjit dhe në mënyrë që brezave të tjerë t’ua lënë lirinë, respektin dhe jo luftën për territore e kufij.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është e gatshme të pajtohet dhe për këtë i bën thirrje Serbisë dhe këtë e bën në falënderim të ndihmës që ia ka dhënë Kosovës Bashkësia Ndërkombëtare në atë kohë për humanizëm.

“President Clinton, jeni në shtëpinë tuaj. Babai im i ka thënë këto fjalë çdo herë për mikun, që është në shtëpinë e vet dhe këtë e ka dëgjuar ndër breza. Pra, të gjithë jemi në shtëpinë tonë. Zoti e bekoftë Kosovën, zoti i bekoftë aleatët e Kosovës, të prirë nga Amerika”, tha kryeministri Haradinaj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.