DYLON

Kosova edhe me kombëtaren e femrave

Avatar photo Redaksia

Kosova bëhet edhe me kombëtare femrash. Pak javë pas debutimit të kombëtares së meshkujve, Federata e Futbollit të Kosovës nis punën edhe për ndërtimin e kombëtares së femrave, të cilat do të grumbullohen për herë të parë në Durrës nga data 9 deri në 12 prill. Trajnere e kombëtares është përzgjedhur Afërdita Fazlia, e cila ka thirrur për të mbrojtur ngjyrat e fanelës kosovare 28 vajza, të gjitha pjesë e Kategorisë Superiore.

Lajmin e grumbullimit të kombëtares së femrave e bën të ditur Federata e Futbollit të Kosovës. “Ky është një rast i mirë që ekipi përfaqësues i femrave të bëjë një parapërgatitje për ndonjë ndeshje eventuale miqësore apo pjesëmarrje në ndonjë turne”, theksohet në njoftimin zyrtar të FFK-së që mesa duket nuk ka ende asnjë skuadër kundërshtare për ndeshjen debutuese të femrave.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.