DYLON

Kosova e Serbia shpejt me pika të përbashkëta kufitare

Avatar photo Redaksia

Kosova dhe Serbia, me ndihmën e Bashkimit Evropian, do të nisin së shpejti ndërtimin e pikave të përhershme dhe të përbashkëta kufitare. Ndërtimi i pikave të përbahkëta kufitare është si rezultat i marrëveshjës së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Sërbisë.

Ne këtë vend ku është shënjuar për tu ndërtuar pika kufitare e përbashkët parashihët të largohet ky shkëmb dhe të ndërtohen objekte që do të vendosën autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë., ndërsa do te ndërtohet edhe një koridor i mbyllur që lidhë të dyja shtetet. Aktualisht Serbia po mban doganierët e saj pa uniforma me qëllim për të mos njohur Kosovën si shtet

EkoHigjiena

Që nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje autoritetet e Kosovës, si Policia dhe Dogana, kanë filluar të aplikojnë ligjet dhe kontrollet e njëjta si në të gjitha pikat e tjera kufitare në Kosovë. Këtë e konfirmojnë për RTK-­në, zyrtarë te policisë dhe Doganës në Jarinje

Por, RTK mëson nga burimet e saj se para disa ditëve në dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë është sekuestruar nga dogana e Kosovës një sasi e mallrave të ndryshme që tentohej të hynte ilegalisht në Kosovë dhe RTK ka siguruar disa fotografi nga ky aksion.

Përveç pikës kufitare në Jarinje, Policia e Kosovës dhe doganat bëjnë kontrolle edhe në transportin hekurudhor.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës thonë se tashmë janë në përfundim të përgatitjes së planit i cili parasheh ndërtimin e godinave që do të shërbejnë për të dyja palët në 6 pikat kufitare.

Marrëveshja për Menaxhimin e integruar të Kufirit, nga këndi analitik, shihet si mundësi e mirë për integrimin e veriut.

Objektet e përbashkëta të IBM­it do të ndërtohen me financimin e Bashkimit Evropian i cili tashmë ka alokuar fondet financiare për ndërtimin e objekteve si dhe ka kontraktuar kompaninë e cila do të hartojë projektet ndërtimore dhe do t’i kryejë punimet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.