DYLON

“Kosova e Serbia me “alo” sikur Kina e Hong Kongu”

Avatar photo Redaksia

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë se derisa Prishtina nuk e respekton marrëveshjen për telekomunikacion, nuk duhet të presë që Beogradi t’ia japë atë ajo që do.

“Prishtina s’e ka bërë këtë dhe përderisa nuk e bën këtë, ajo nuk do të mundet dhe mos prisni që ne atyre t’ua japim atë që ata duan, e ne s’e kemi marrë atë që kemi dashur”, ka thënë Gjuriq për RTS duke u përgjigjur në pyetjen për numrin e kodit telefonik për Kosovën.

EkoHigjiena

Gjuriq ka thënë se marrëveshja për telekomunikacionin e 25 gushtit e vitit të shkuar i mundëson “Telekom -it Srbija” të punojë në gjithë territorin e Kosovës, transmeton Koha.net. Me këtë marrëveshje parashihet që sërish të nisë punën rrjeti mobil, por me licenca, sipas nuk ka kurrfarë numri thirrës ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe tarifa të ngritura ndërkombëtare dhe Serbia, nga ana tjetër, kërkon edhe një kod telefonik shtesë për vete.

“Serbia për vete po kërkon edhe një kod telefonik i cili nuk do të formohet kur të thirret nga Beogradi e Prishtina, por, nëse Prishtina e respekton marrëveshjen tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), do të jetë pronare edhe e një kodi telefonik, ashtu siç është Kina pronare e kodeve telefonike për Hong Kongun”, ka thënë Gjuriq. /Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.