DYLON

Kosova e Maqedonia e Veriut me bashkëpunim fqinjësor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Kosova e Maqedonia e Veriut me bashkëpunim fqinjësor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bashkim Hasani, në emër të të dy qeverive, kanë nënshkruar Marrëveshjen për Statusin e pjesëtareve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës, gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territoret e shteteve përkatëse.

Kjo Marrëveshje e cila u nënshkrua gjatë seancës së sotme ndërqeveritare midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës rregullon statusin e pjesëtarëve të forcave tona, komponentit civil dhe vartësve të tyre, procedurave për hyrje, dalje, stacionim të përkohshëm dhe kalimin transit në territorin e shteteve tona.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi se kjo  është një e arritur me rëndësi shumë të madhe në nivelit më të lartë të bashkëpunimit fqinjësor me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjithnjë në interes të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.