DYLON

Kosova e bronztë në Evropian, kryetari i Gjilanit uron karateistet e veçmas ato nga Gjilani

Kosova e bronztë në Evropian, kryetari i Gjilanit uron karateistet e veçmas ato nga Gjilani
Avatar photo Redaksia

Ekipi i vajzave në karate ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Yerevan të Armenisë.

“Vajzat tona të përbëra nga Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Behije Mustafa e Elmedina Istogu, të udhëhequra nga përzgjedhësi Isak Curri, triumfuan ndaj Greqisë në luftën për medalje. Më herët kishin mundur Armeninë, Spanjën dhe Ukrainën”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

EkoHigjiena

“Urime vajzave, trajnerëve dhe FKK-së. Është kjo medalja e dytë e bronztë për ekipin tonë, pas asaj të fituar dje nga Betim Maliqi”, thuhet tutje në këtë urim.

E vajzat karateiste të bronzta në Evropian, në mesin e të cilave janë edhe karateistet nga Gjilani janë uruar edhe nga i pari i Gjilanit, Alban Hyseni i cili ka thënë se garueset nga Gjilani përsëri në podium!

Ai tha se vajzat e Kombëtares së Kosovës na emocionuan sot me paraqitjen e tyre të jashtëzakonshme në Kampionatin Evropian, duke siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.

“Veçanërisht jemi krenarë për Fortesa Oranën dhe Vlera Qerimin, dy garueset nga qyteti ynë, që me talentin dhe përkushtimin e tyre e ngritën edhe më lart emrin e Gjilanit. Urime kampione – falë jush, flamuri ynë valoi me krenari në Evropë”, ka thënë kreu i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.