Kosova dy ndeshje miqësore me Shqipërinë

Kosova dy ndeshje miqësore me Shqipërinë

Ekipi kombëtar U19 i Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me ekipin kombëtar U19 të Shqipërisë, që do të shërbejnë si test parapërgatitor për ndeshjet kualifikuese të kombëtares për Kampionatin Evropian.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njofton se të dy ndeshjet do të zhvillohen në Kosovë, më 3 dhe 5 qershor.

Grumbullimi i Kombëtares U19 do të bëhet më 1 qershor, derisa për këtë ndeshje përzgjedhësi Krasniqi ka ftuar 23 futbollistë.

Lista e futbollistëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë:

Petrit Terziu

Auron Loxha

Arlind Shabani

Bujar Pllana

Albin Prapashtica

Kastriot Qorolli

Adonis Aliu

Adi Hyla

Blend Morina

Altin Bytyqi

Albin Berisha

Endrit Demolli

Gentrit Halili

Muhamet Hyseni

Albin Krasniqi

Kevin Halabaku

Veton Tusha

Artan Asani

Granit Berish

Leonard Uka

Valon Zumberi

Roni Juniku

Leonard Ukaj

KOMENTE