DYLON

Kosova duhet të mendojë për dialog të brendshëm qytetarë e jo të themelojë “Zajednicen”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lidhur me atë se një anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, është pjesë edhe e strukturave paralele serbe, bëhet fjalë për anëtarin e KK të Gjilanit Sergjan Mitroviq, që tani së fundi është zgjedh edhe kryetar i Komunën paralele të Gjilanit, ka nxitur reagimin edhe të kolegëve të tij.

Njëri ndër ta, Nevzad Isufi, shef i Grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit thotë për Portalin 2L ONLINE, se Vetëvendosje në vazhdimësi ka tërhequr vërejtjen se Republika e Serbisë po ndërhyn në çështjet e brendshme të Kosovës duke shkelë ligjet e duke rritur ambiciet e Serbisë.

EkoHigjiena

“Paraqitja e rasteve të tilla na rikujton nevojën që njëherë e mirë të definohet se Serbia nuk ka heq dorë nga Kosova. Ne si Vetëvendosje nuk kemi asgjë kundër serbëve të Kosovës, por jem kundër keqpërdorimit të tyre nga Serbia për interesa të Beogradit. Rasti në fjalë flet se Kosova duhet të mendojë për dialog të brendshëm qytetarë e jo të themelojë “Zajednicen”, që është edhe një hap dezintegrues që e mbjellë një konflikt në Kosovë”, është shprehur Nevzad Isufi, shef i Grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.