DYLON

Kosova “dridh” Bullgarinë, e mposht në shtëpinë e saj

Kosova “dridh” Bullgarinë, e mposht në shtëpinë e saj
Avatar photo Elife Sherifi

Kosova ka arritur ta mposhtë Bullgarinë me rezultat 3-2, në ndeshjen e zhvilluar në Sofje, në kuadër të fazës së grupeve për kualifikimet për kampionatin Euro 2020.

Të parët që kaluan në epërsi ishin djelmoshat e Bernard Challandes në minutën e 14’ me Milot Rashicën. Bullgaria e barazoi rezultatin në minutën e 43’ me Popovin. Vedat Muriqi e riktheu baraspeshën e lojës në minutën e 64’ duke e barazuar rezultatin në 2-2.

Për golin e fitores u desh të pritej deri në minutën e 93’, ishte Elbasan Rashani pas një super asistimi të Milot Rashicës.

EkoHigjiena

Kosova tani pas tri ndeshjeve pozicionohet në vendin e tretë me pesë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara. Ndeshja e parë  në Prishtinë, ndërmjet Kosovës  dhe Bullgarisë kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Kosova nuk ka pësuar humbje që 14 ndeshje, duke i fituar 9 ndeshje dhe pesë barazime në të gjitha garat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.