DYLON

Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për vëllezërit në Luginë

Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për vëllezërit në Luginë
Avatar photo Redaksia

“Nënvizuam bashkërisht rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për vëllezërit tanë në Luginë”, ka shkruar, ndër tjerash, në profili ne tij, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, pas takimit që pati me kryetarin e komunës së Gjilanit, lutfi Hazirin.

Ja postimi i tij i plotë:

Sot prita në takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit e Nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lutfi Haziri ????!

EkoHigjiena

E falënderova për punën e tij të vyer në Komunën e Gjilanit dhe për mbështetjen e pakursyer në procesin e bashkimit të partive politike në Luginën e Preshevës. Nënvizuam bashkërisht rëndësinë që Kosova dhe Shqipëria të shtojnë mbështetjen shtetërore për vëllezërit tanë në Luginë.

Po ashtu, biseduam edhe për zhvillimet politike në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi në veçanti. Shqipëria është duke e përcjellë me shumë vëmendje zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe mbështet në mënyrë absolute platformën e Kosovës në këtë proces. Mbetet krejtësisht e qartë që dialogu duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.