DYLON

Kosova dhe Shqipëria ta rrisin përkrahjen për Luginën

Avatar photo Redaksia

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka kërkuar që në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, të diskutohet edhe për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Në një intervistë për gaztën “Epoka e re”, Tahiri ka thënë se të dyja shtetet duhet ta rrisin përkrahjen për shqiptarët e luginës në mënyrë që të ndalet shpërngulja nga ato troje. Sipas Tahirit, shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar nga Serbia prandaj, sipas saj, është e nevojshme një mbështetje politike dhe ekonomike nga Kosova dhe Shqipëria. Tahiri ka folur edhe për procesin e dialogut në Bruksel. Ajo ka thënë se BE-ja duhet ta shtojë presionin mbi Serbinë për zbatim të marrëveshjeve.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.