Organizata “Transparency International” ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për 2013, duke renditur 177 vende në bazë të niveleve të tyre të korrupsionit në sektorin publik.
Kosova këtë vit rradhitet në vendin e 111-të (së bashku me Tanzaninë dhe Etiopinë), për dallim nga viti i kaluar kur kishte shënuar përparim simbolik dhe kishte zënë vendin e 105-të.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Kosova mban pozitë më të avancuar vetëm ndaj Shqipërisë, e cila renditet në vendin e 116-të. Shqipëria, vitin e kaluar, mbante pozitën e 113-të. Kosova dhe Shqipëria janë vendet e radhitura në “zonën e kuqe” të korrupsionit.