DYLON

Kosova dhe Shqipëria gati ligën e përbashkët në basketboll

Kosova dhe Shqipëria gati ligën e përbashkët në basketboll
Avatar photo Elife Sherifi

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Federata Shqiptare e Basketbollit janë në përpilimin e një plani për t’i bashkuar dy kampionatet respektive.

Këtë e ka konfirmuar edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila teksa ishte e ftuar në “Klan Kosova” konfirmoi marrëveshjen e arritur ndërmjet dy presidentëve për t’i hequr kufinjtë dhe për të themeluar një ligë të përbashkët.

Projekti do të duhej të kishte nisur në muajin prill, duke e organizuar Kupën e përbashkët, por shpërthimi i pandemisë së ‘koronavirusit’ ka ndërprerë gjithë planet.

EkoHigjiena

Marrëveshjen ndërmjet dy federatave e ka konfirmuar edhe Avni Ponari, i pari i Federatës Shqiptare të Basketbollit, teksa ka marrë edhe disa shembuj nga vendet e Evropës se si funksionin një ligë e formuar nga dy federata.

”Kemi shkëmbyer edhe korrospodencën me FIBA-në. Janë disa modele, Lituani, Letoni, disa vende që e kanë krijuar këtë llojë kampionati. Ideja jonë është që me Kosovën të kemi një kampionat të përbashkët, një kampionat i madh me vajtje-ardhje. Janë miratuar në parim gjërat”, deklaroi Ponari ditë më parë.

Megjithëse, pandemia ka pezulluar përkohësisht planet për bashkimin e ligave, mësohet se pas përfundimit të pandemisë do të krijohet Kupa e përbashkët, e cila do të ishte një hap i parë drejt bashkimit.

Kupa e cila është përshëndetur edhe nga klubet e dy vendeve pritet që të zhvillohet në muajin shtator ose tetor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.