DYLON

Kosova dhe Katari thellojnë bashkëpunimin në fushën e emergjencave dhe trajnimin e kuadrove

Kosova dhe Katari thellojnë bashkëpunimin në fushën e emergjencave dhe trajnimin e kuadrove
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra së bashku me delegacionin me përfaqësues nga Ministria e Brendshme e shtetit të Katarit i cili po qëndron në Kosovë kanë vizituar Agjencinë e Menaxhimin Emergjent dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Në vizitën e realizuar në AME, delegacioni nga shteti i Katarit u prit nga kryeshefi i kësaj Agjencie, z. Fadil Kodra me bashkëpunëtorët e tij, që prezantuan para të pranishmëve punën dhe aktivitetet e Agjencisë së Menaxhimin Emergjent.

Me këtë rast, përfaqësuesi i delegacionit, Kolonel Ali Hassan Al-Kubaisi, drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Elektronike, shprehi gatishmërinë e shtetit të Katarit për të ofruar ndihmë në pajisje dhe trajnime në avancimin e mëtejmë të AME-së.

EkoHigjiena

Për të parë më afër ambientin dhe kushtet e punës, vizita e delegacionit nga Katari vazhdoi tek Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.

Më pas, zëvendësministri Shkodra, së bashku me delegacionin mysafir vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u takuan me drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, z. Ismail Smakiqi.

Gjatë takimit mes të dyja palëve u bisedua rreth gjetjes së mënyrës së bashkëpunimit në fushën e ngritjes së kapaciteteve për institucionet ligj-zbatuese në mes të AKSP-së dhe Akademisë së Sigurisë Publike të Katarit.

Delegacioni nga Katari shfaqen interesimin e tyre rreth procesit të rekrutimit të zyrtarëve të sigurisë publike në Kosovë si dhe rreth zhvillimit të trajnimeve në AKSP.

Në fund delegacioni bëri një vizitë nëpër ambientin e Akademisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.