DYLON

Kosova dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje

Kosova dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në siguri dhe mbrojtje
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës ( FSK ) Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë qëndruar për vizitë dyditore në Romë.

Delegacioni i MFSK-së është pritur nga niveli i lartë i Qeverisë italiane dhe Forcat e Armatosura të Italisë.

Në takimin e zëvendësministrit Ramadani dhe komandantit Rama me zëvendësministrin italian të Mbrojtjes, z. Raffaele Volpi, u diskutua për objektivat e Kosovës për anëtarësim në NATO, thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Italinë, arritjet e FSK-së, planin gjithëpërfshirës për transformimin e FSK-së në ushtri, si dhe për vullnetin e Kosovës për t’i dërguar trupat e FSK-së në ndihmë të popujve në zona të ndryshme të krizave nëpër botë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, dje, më 23 korrik, delegacioni i MFSK-së është pritur nga nënadmirali Giuseppe Dragone, komandant i Shtabit të Përbashkët Italian të Operacioneve.

Delegacioni i FSK-së me nënadmiralin Dragone kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe angazhimet e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Italisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe për gatishmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në Operacione Paqeruajtëse nëpër botë krahas Forcave të Armatosura Italiane.

Delegacioni i MFSK-së ka zhvilluar vizitë edhe në Ministrinë e Jashtme të Italisë me drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe drejtorin për NATO, ku ndër të tjera me zyrtarët e MPJ-së u diskutuan marrëdhëniet e Kosovës me Italinë dhe me NATO-n.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.