DYLON

Kosova dhe Holanda nënshkruajnë Planin Bilateral të mbrojtjes për vitin 2025

Kosova dhe Holanda nënshkruajnë Planin Bilateral të mbrojtjes për vitin 2025
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u nënshkrua Plani Bilateral në fushën e mbrojtjes për vitin 2025 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.

Plani mes dy vendeve  u nënshkrua nga nënkolonel Liridon Poroshtica, përfaqësues nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike dhe atasheu i  Mbrojtjes për Kosovë nga Mbretëria Holandeze, nënkolonel Jurgen Fleischmann.

EkoHigjiena

Ky plan i ri për vitin 2025 synon zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e lidhjeve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Gjithashtu, ky bashkëpunim i fortë dëshmon përkushtimin e të dy vendeve për të punuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin global. /2LONLNE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.