DYLON

Kosova dhe Gjermania janë në nivelin më të lartë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes

Kosova dhe Gjermania janë në nivelin më të lartë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti sot në vizitë zëvendësinspektorin gjeneral të Bundeswehr-it, gjenerallejtnant Markus Laubenthal me delegacionin e tij.

Me këtë rast, Ministri Mehaj falënderoi Gjeneralin Laubenthal për mbështetjen e shtetit gjerman në të gjitha fushat e posaçërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ai e informoi me situatën e sigurisë në vendin tonë e rajon, e pastaj për proceset zhvillimore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, me fokus në dinamikën e realizimit të fazës së dytë të tranzicionit, duke kërkuar njëkohësisht edhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes.

Nga ana e tij Gjenerali Laubenthal, ndër të tjera evokoi kujtimet e tij gjatë shërbimit në kuadër të misionit të KFOR-it në vendin tonë, mes viteve 2002-2003, duke shprehur impresionet për zhvillimet pozitive në konsolidimin e institucioneve kosovare, si dhe shprehu mbështetjen e plotë për avancimin e bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.