• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Opinion
  3. Kosova dhe “Forca nuk e njeh Zotin!”
Opinion

Kosova dhe “Forca nuk e njeh Zotin!”

Redaksia 2LONLINE 16 Janar, 2022 5 minuta lexim
 Kosova dhe “Forca nuk e njeh Zotin!”

Shkruan: Arsim Kastrati

A është e mundur që Kosova të del nga qarku i kompromiseve të dhimbshme në bisedimet me Serbinë? Nëse po, atëherë kjo do të ishte një fitore madhështore dhe gjithsesi një ditë e shënuar në historinë e saj.

Kur do të kemi bisedime serioze, kur do të përfundojnë dhe si do të dalim nga to, janë pyetje jo të lehta për përgjigje.

Disa gjëra po shihen dhe njëra nga to është rritja e përkushtimit amerikan për problemet e Ballkanit.

Administrata e Biden-it me ambasadorët e rinj në Prishtinë e në Beograd e me caktimin e diplomatit Escobar në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, po dëshmon se nuk është e gatshme që ta lë Ballkanin në duar të Rusisë dhe aleatëve të  saj ballkanik dhe transballkanik, sepse pa përzierjen e saj, ky rajon në duart e tyre do bjerë.

Një tjetër zhvillim turbulent politik që është intensifikuar ditëve të fundit në fqinjësinë tonë është edhe fuqizimi i tendencave separatiste të Republikës Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kjo krizë mund të ketë ndikime të rëndësishme në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Serbi – Kosovë.

Serbia mundohet ta fshehë dorën e saj në Bosnje dhe Hercegovinë por, edhe ajo edhe Rusia politikisht aty janë. Kur kihen parasysh kontradiktat dhe brishtësia e këtij shteti si dhe separatizmi boshjakokroat dhe përkrahja hungareze për qëllimet e Republika Srpska-s atëherë, ruajtja e unitetit dhe e shtetit të Bosnje e Hercegovinës duket një punë goxha e vështirë.

Kjo Republika Srpska vazhdimisht ka deklaruar se nëse Kosova gëzon të drejtën që të jetë shtet i pavarur atëherë i takon edhe asaj një gjë e tillë. Pavarësisht mënyrës se si ka mbërri në këtë shkallë sa të pretendoj shtetin e pavarur, duke e vërtetuar thënien serbe se forca Zotin nuk e njeh, përpjekjet e kësaj republike mund të ndikojnë për mirë apo për keq, në zgjidhjen e problemeve tona që i kemi me Serbinë.

Lidhur me këtë, mbase do të duhej menduar edhe për ndikimet që do ti kishte zgjidhja eventuale e njëkohshme e problemeve të Bosnjës dhe Kosovës!

Ne kemi të bëjmë me një Serbi e cila përveç në Kosovë, ka krijuar dhe kujdeset për krizat politike në Bosnje dhe në Mal të Zi, një Serbi e cila është në marrëdhënie shumë të afërta me Rusinë. Një Serbi përkrahëse deri tani e palëkundur e veprimeve politike dhe ushtarake të Rusisë e cila ka pushtuar ushtarakisht një varg territoresh në fqinjësi të BE-së, në gatishmëri për ta pushtuar tërë Ukrainën të cilës ia mori dhe ia aneksoi Krimenë e të cilën e krahason me Republikën e Kosovës!

Argumentet e Rusisë mund të përmblidhen me fjalinë: “Forca nuk e njeh Zotin”.

Si do të ndikojnë këto zhvillime politike dhe ushtarake në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve serbo-kosovare? Mund t’ja lehtësojnë por mund edhe t’ja vështirësojnë punët Republikës së Kosovës. Ajo nëse ka udhëheqje politike vigjilente e të vendosur por edhe mbështetjen e Amerikës, nuk ka pse të frikësohet shumë!

P.S. Të shpëtuar janë ata që panë dhe vepruan!   /2LONLINE/

Etiketat:Arsim Kastrati Kosova Opinion
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Nacionale

Komandanti i FSK-së përcolli nga afër stërvitjet e këmbësorisë në Ajova

22 Maj, 2022
Art/Kult

Solokëngëtarja Elona Sadiku nga Gjilani fitoi vendin e parë në garat e

22 Maj, 2022
Policia

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej

22 Maj, 2022
Opinion

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Policia e Kosovës: 1 mijë e 561 gjoba trafiku, 64 aksidente, prej tyre 24 me të lënduar

22 Maj, 2022

Kosova e penalizuar nga bashkësia ndërkombëtare!

22 Maj, 2022

Kosova mes shpresës dhe zhgënjimit!

20 Maj, 2022

G7 për Serbinë – luftë kundër dezinformatave mbi gjenocidin

19 Maj, 2022

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

18 Maj, 2022

Boksierja Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medalje në Kampionatin Botëror që po mbahet në Turqi

16 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com