Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës ka dërguar mbi 100 mijë ekzemplarë të librave shkollorë donacion për shkollat fillore në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës, shkruan Titulli.com.
Përfaqësues të kësaj ministrie së bashkë me anëtar të Këshillit Kombëtar Shqiptarë kishin dalë tek vendkalimi “Dheu i Bardhë” për të përcjellë ecurinë e transportimit të teksteve shkollorë që po bëhet me 2 kamion.
Sipas dokumenteve që ka siguruar Titulli.com librat kanë vlerë prej 203.139 euro, që sipas procedurave tani do t’i nënshtrohen komisioneve përkatës të arsimit në Serbi dhe pastaj do të merret vendimi për lejimin apo mos lejimin e përdorimit të tyre nga nxënësit shqiptar.
Zejni Fejzullahu, kryetar i Komisionit për arsim parashkollorë, fillor dhe të mesëm pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar tha se është një ditë e veçantë për KKSH-në dhe shkollat fillore në Luginë.
“Kjo është marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që tekstet të hynë në mënyrë legale dhe legalisht të përdoren. Është fjala për 104069 tekste shkollore që pasi të nënshtrohen një kontrolli në Vranjë nga komisioni përkatës do t’i shpërndahen shkollave”.
Fejzullahu ka deklaruar se ne bazë të ligjeve në fuqi të Serbisë vet shkolla përcaktohet se cilat tekste do t’i përdorin gjatë 1 viti shkollorë, pastaj ju mbetet drejtorëve të shkollës në bashkëpunim me personelin arsimorë që të zgjedhin se cilat tekste do t’i përdorin, shtoi ai.
Vlen theksohet se librat ishin duke u transportuar me kamion dhe pas një kontrolli 5 orësh në vendkalimin “Dheu i bardhë”, policia e Serbisë ka dërguar kamionët në terminalin doganorë në Preshevë.
shih videon tek Titulli.com
http://titulli.com/index.php?m=post&s=17316