Kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare të FSK-së, është duke kryer operacionet e pastrimit të Fushëbetejave në Parkun e Lirisë në Ferizaj, ku ka hasur në një sasi të madhe të municioneve eksplozive të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Numri i municioneve të gjetura është 1597 që përfshinë predha të mortajës dhe artilerisë të mbetura kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore dhe të cilat tani janë të sigurta dhe nuk paraqesin rrezik për qytetarët.
Kompania e Deminimit do të vazhdoj me përkushtim të lartë deri në pastrimin e të gjitha fushave të kontaminuara me mina dhe municione eksplozive. /2LONLINE/