DYLON

Kosova bëhet me aparaturën e dytë të rezonancës magnetike

Kosova bëhet me aparaturën e dytë të rezonancës magnetike
Avatar photo Elife Sherifi

Në QKUK javën e kaluar ka arritur aparatura e dytë e rezonancës magnetike, e cila po thuhet se do të funksionalizohet javën e parë të dhjetorit.

Mes tjerash, furnizimi me këtë aparaturë po thuhet se do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe uljen e listës së pritjes.

Drejtori i Radiologjisë në QKUK, Bujar Gjikolli thotë se ky repart po punon ende në gjendje të vështirë.

EkoHigjiena

“Ne për vite kemi punuar në kushte jo të mira, me rrjedhjen e rrezatimit. Përkundër se janë dokumentuar nga Agjencioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë Bërthamore në këtë sektor, që në 2015 e kanë konstatuar që ka rrjedhje dhe menaxhmenti  i mëhershëm nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim. Gjë të cilën ne në prill të këtij viti e kemi përmirësuar, siç ju kemi raportuar më herët. Në të njëjtën kohë ventilimi nuk ka funksionuar dhe për shkak se nuk ka funksionuar me dokumentimin e gjendjes e vështirë ne kemi arritur t’i bindim ata që të investojnë dhe tash është në fazën e realizimit”, thotë Gjikolli.

Gati dy milionë qytetarë të Kosovës deri më tani kanë qenë të varur nga një aparaturë e rezonancës magnetike, e cila diagnostikon sëmundje të ndryshme. Për këtë lista e pritjeve të pacientëve ka qenë e gjatë, ku të njëjtit janë detyruar të presin me muaj, e jo rrallë herë edhe një vjet për ekzaminim mjekësor.

E derisa pacientët vazhdojnë të presin me muaj për të kryer rezonancën magnetike, Gjikolli thotë se Kosova tashmë është bërë me aparaturën e dytë. Ndërkohë ai thekson se në javën e parë të dhjetorit pritet që të funksionalizohet.

Ai zotohet se tashmë me këto dy aparatura, do të ulet numri i pacientëve të cilët po presin për ekzamanim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.