DYLON

Kosova arrin të përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së

Kosova arrin të përmbush kriteret për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së
Avatar photo Redaksia

Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpret njoftimin e publikuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës për përmbushjen e kritereve për eksport të produkteve ushqimore me origjinë shtazore në vendet e BE-së

Sipas AUVK më datë 09 korrik 2020 në gazetën zyrtare të Bashkimit Evropian L 220/5, është publikuar vendimi për përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve të treta me të drejt eksporti për produktet ushqimore me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian. Duke marrë parasysh Traktatin për Funksionimin e Bashkimit Evropian, Direktivën e Këshillit 2002/99/EC të 16 dhjetorit 2002 që përcakton rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, shpërndarjen dhe prezantimin e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor për import të dërgesave në BE bazuar në Vendimin 2007/777/EC, Komisioni Evropian përcakton listën e vendeve të treta nga të cilat është e lejuar hyrja e mallrave në BE. Kosova për herë të parë fiton ketë të drejtë.

OAK përgëzon Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për punën në përmbushjen e kritereve të kontrollit sipas rregullave të BE-së, dhe marrjen e rezultatit pozitiv që si autoritet shtetëror ka përmbushur të gjitha kushtet për të garantuar sigurinë e produkteve që prodhohen në Kosovë, për fabrikat të cilat aplikojnë për eksport në BE.

EkoHigjiena

Pamundësia e eksportit të produkteve me origjinë shtazore ka diskriminuar shumë prodhues vendor, andaj një vendim i tillë është inkurajues për të gjithë prodhuesit.

OAK inkurajon AUV që të vazhdojë kontributin e saj në përmbushjen edhe të kritereve të tjera dhe eleminimin e barrierave me të cilat përballen bizneset gjatë eksportit të produkteve ushqimore. Një vendim i tillë është mëse i mirëpritur tek bizneset e orientuara drejt eksportit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.