DYLON

Korrje – Shirjet në Komunën e Kamenicës zyrtarisht fillojnë me 11 korrik

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Kamenicës, ka organizuar një takim me auto kombajnerët lidhur me fillimin e fushatës së korrje –shirjeve . Takimin e udhëhoqi drejtori i D. B.P.ZH.R. Islam Isufi. Pos kombajnerëve ishin të pranishëm edhe komisioni komunal për korrje-shirje, si edhe përfaqësuesit e policisë ,të cilët ofruan mbështetjen e tyre që procesi i korrje- shirjeve të zhvillohet në përputhjeje me rregulloren komunale dhe procesi të zhvillohet normalisht .

Në fushatën e korrje-shirjeve, pas kontrollimit të autokombajnave nga komisioni komunal që ju është bërë në terren , për vitin 2016 pritet të marrin pjesë rreth 34 autokombajna .

EkoHigjiena

Zyrtarisht fushata do të filloj më datë 11.07 .2016, andaj në hapje të sajë të pranishëm do të jenë : Kryetari i komunës Begzad Sinani, DBPZHR, komisioni komunal i korrje –shirjeve.

Duke u bazuar nga Vendimi me nr.2476 të datës 28.06.2016. dhe Rekomandimit nga MBPZHR. çmimin për korrje-shirje është caktuar 100 €. / ha. ( kuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet në marrëveshje në mes të fermerëve dhe auto kombajnereve ). /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.