DYLON

Korridori 8 nëpër Maqedoni emërtohet “Nënë Tereza”

Avatar photo Redaksia

Autostrada  Korridorit 8  në Maqedoni u pagëzua me emrin e nobelistes dhe humanistes shqiptare, Nënë Tereza, dhe se tashmë në aksin kryesor është vendosur tabela me mbishkrimin në tre gjuhë, maqedonisht, shqip dhe anglisht. Ndërmarrja e Rrugëve ka vendosur tabelat në aksin rrugor në dalje të Shkupit,  pasi që Qeveria miratoi vendimin për emërtimin e këtij korridori me emrin e humanistes shqiptare, transmeton ina njoftimin.

Autostrada “Nënë Tereza” është pjesë e Korridorit 8 me gjatësi prej 300 kilometrave dhe ajo lidh Maqedoninë me Bullgarinë dhe Shqipërinë.

EkoHigjiena

Qeveria ndërkohë ka vendosur edhe rregullimin e autostradës si pjesë e Korridorit 8 nga Kërçova deri në Ohër, me një gjatësi prej rreth 50 kilometrave.  Kjo autostradë  Kërçovë – Ohër  do të ketë një kosto prej 555,5 milionë dollarë.

Kompania kineze “Sinohydro Corporation Limited” do të ndërtoj këtë aks rrugor të autostradës, dhe tashmë ka firmosur marrëveshjen me Qeverinë në Shkup.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.