DYLON

Kori Siparantum rikthehet me suksese nga Roma

Kori Siparantum rikthehet me suksese nga Roma
Avatar photo Redaksia

Gjatë këtyre ditëve qëndrimi në Romë, kori Siparantum u paraqit në Chiesa di San Salvatore in Lauro (afër Vatikanit) Basilica San Antonio – Pontificia Universitá Antonianum, Roma, që u vlerësua lartë për nivelin e përformancës.

“Padyshim që ky udhëtim është shumë I rëndësishëm për t’gjithë ne meqë ne përformuam në kryeqendren e artit botëror. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e korit, për këtë vërtetë ne kemi punuar gjatë por ja që puna u shperblye me sukses. Më vjen mire që përformanca e korit është pelqyer nga të shumtë, prandaj kjo do t’na hap rrugë të reja në të ardhmen”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit.

Me korin është paraqitur poashtu dirigjenti i mirënjohur kroat Josip Degl’ Ivellio me të cilin kori edhe më herët ka patur bashkëpunim në Kosovë dhe Kroaci ndërsa ky është bashkëpunimi i katërt me radhë.

EkoHigjiena

“Këto do t’mbesin kujtimet më të bukura për gjithë ne. Ftesat e radhës tregojnë për nivelin dhe sukseset e aritura gjerë më tani. I falenderoj të gjithë ata që kontribuan në rrugëtimin tone. Rruga jonë muzikore sapo ka filluar ..”, u shpreh Fatmir Bajraktari, kryetar i korit

Rikujtojmë që kori Siparantum më pare është paraqitur me përformanca të shumëta në Kosovë, Kroaci dhe Francë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.