Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

Korça: Në Gjilan, kemi realizuar qindra projekte infrastrukturore brenda pesë muajve

“Gjatë kësaj periudhe, janë realizuar dhe janë në realizim e sipër qind​ra projekte infrasktrukturore. Aktualisht, jemi në vlugun më të madh të punimeve marrë parasysh kontratat që janë nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës e projektet kapitale siç është impianti për ujërat e zeza dhe projektet tjera. Pra, bëhet fjalë për shifra multimilionëshe investime në infratrukturë për sivjet”.

Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për media drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, teksa prezantoi punën 5-mujore dhe planifikimin për 3-mujorin e ardhshëm të punës.

Sa i përket kërkesave të qytetarëve, Korça bëri të dikur se për këtë periudhë kanë pasur 540, ku 469 janë miratuar, derisa 71 janë në proces.

Ai ka informuar se është në proces të përfundimit sheshi mbi lumin Mirusha – jugu, i cili më 15 qershor do të inaugurohet, ndërkaq theksoi se do të vazhdohet me mbulimin e lumit në pjesën nën rrugën qarkore – jug.

“Drejtoria e Shërbime Publike me “projektin e rregullimit dhe hapjes së rrugëve të rendit të tretë, pastrimin e deponive të egra dhe lumenjve”, ka intervenuar në Karadak, Malësinë e Zhegocit, Pogragjë, Arbëri, pastrimin e lumit në Livoçin e Ulët, pastrim të deponive etj. Gjatë kësaj periudhe, kemi realizuar dhe po realizohen projekte infrastrukturore gjithandej territorit të komunës, në qytet dhe fshatra. Bëhet fjalë për ndërtim të rrugëve, kanalizimit, ujësjellësit dhe ndriçimit publik”, ka thënë Korça.

KOMENTE