NAXHIJE GASHANI
KOPSHTIT TË ËNDRRAVE
Mos më zgjo
Le t’u marr flatrat ëndrrave lartësive të kacavirrem
ëndërroja që kur isha fëmijë hënën ta shihja pa pra
Mos më zgjo
T’i heq kapistallin ëndrrës së ngjizur nën shi
le të lahet nën shushurimën e rigave t’pranverës
Mos më zgjo
E lirë mbetem sall gjirit të zjarrtë të ëndërrimit
imja ëndërr mbetet gjallë vetëm në syrin tim
UDHËVE
U nisa, udhës së gjatë e pash më pash i rashë Tokës
zhuritej etjes, atje ku rrëzuar ishin lisat
dritë të fikur, të pranverës së vonë, pashë
E s’u ndala, ndjekur fërkem të thara, të përcëlluara fatesh
Këngë malësorçe, të plakut të maleve s’ndjeva
Arratisur ishte pas plisit
Pikë e ftohur djerse, përballja më një epitaf guri
Sentenca pa jetë, elegji larg gjenezës së vajeve
Pas e ndoqa udhën, kokën pas s’ktheva
Edhe pak udhë, deri te bjeshkët e ndara
Andej ndërroheshin gurët, Këndej luhateshin muret
Pikë e pesë, truall i lashtë, motesh gri përmbi
U nisa, udhës së gjatë, n’kërkim udhësh të vjetra të tij.
NËN KËTË QIELL
Shkretëtirës së një mesdite
në një pikë ku arrij të shoh
Diellin tim e tëndin
Të mbaj kohën me dhëmb
për një të mbajtur mend
Dielli s’perëndon vetëm për një natë timen
je edhe Ti nën këtë qiell
që varur ka edhe një troh jete
për të na kërrusur
Sa herë groposur kam dhimbjen
në këtë shkretëtirë
si perandor humbjet fshehur mimikave
të fytyrës
Gurët e fatit nën thonj të latuar
plagëve
lavdet e varrosura të përqeshjeve
ironike pas shpine
Pse vallë
s’e vranë dot gjëmën shekspiriane
s’i morën dot dallgët dhimbjet serembeane
As kokat e poetëve kryeneç
dot as ata që u shuan që kur vdiqën
Ç’epidemi lëshuan lojë frazash
ndofta të hedhura hamendje
…………………
Shënime për autoren
Naxhije Gashani u ind me 12 mars 1982, nëTërstenik të Drenasit. Mësimet e para I mori në vendlindje, per të vazhduar me shkollën e mesme, dega e mjekësisë, në Drenas. Studimet për Letërsi dhe Gjuhë shqipe, I përfundoi në Universitetin e Prishtinës, studimet Master, poashtu për Letërsi, I përfundoi në Universitetin e Prishtinës, drejtimi mësimdhënie. Poezi ka filluar të shkruaj që nga mosha e fëmijërisë. Vëllimi poetik “Nën dritën e shpirtit tim”, është përmbledhja e parë e saj me poezi. Është në përgaditje të librit të saj të dytë. Punon si mësimdhënëse e Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Tërstenik.