DYLON

Koordinohen edhe rreth organizimit të protestës opozitare që pritet të ndodhë më 28 nëntor

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Lëvizja Vetëvendosje, Nisma për Kosovën dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të shtunën në Gjilan janë takuar dhe kanë biseduar për koordinimin e veprimeve të mëtejme për të kundërshtuar marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Ata kanë biseduar edhe për organizimin e protestës opozitare që pritet të ndodhe më 28 nëntor në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve. Në këtë takim në të cilin kanë marrë pjesë edhe deputet të partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, ata kanë thënë se nuk do të ketë funksionim normal të institucioneve shtetërore dhe nuk t’i ndalin veprimet e tyre deri sa qeveria të detyrohet të heq nënshkrimin nga këto marrëveshje.

EkoHigjiena

Degët e këtyre partive në Gjilan i kanë dhënë mbështetje veprimeve të deputetëve opozitarë në Kuvend për parandalimin e këtyre marrëveshjeve. Për të koordinuar më mirë veprimet e tyre ata në këtë mbledhje kanë themeluar një trupë të përbashkët për koordinim të veprimeve, trupë që do të përbëhet nga kryetarët e këtyre degëve dhe nga një anëtarë i secilës parti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.