DYLON

Koordinatorja Shabani viziton Medvegjën

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pran Komunës së Gjilanit Gentiana Shabani ka zhvilluar takim në Komunën e Medvegjës, ku u prit nga ndihmësja e kryetarit të Komunës së Medvegjës Leme Xhema dhe zëvendës kryetari i kuvendit Komunal në Medvegjë Florim Sahiti njëherit kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Medvegjë.
Zonja Lema dhe zotëriu Sahiti në fillim të takimit e njoftuan koordinatoren për jetën politike, ekonomike, sociale dhe arsimore në Komunën e Medvegjës, për të drejtat e shqiptarëve në këtë Komunë dhe numrin e përgjithshëm të shqiptarëve të cilët punojnë në institucionet komunale në Medvegjë.

Ndërsa koordinatorja Shabani e informoi për punën e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, aktivitetet e fundit të zyrës dhe sfidat nëpër të cilat po kalojnë qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore. Ajo njëkohësisht kërkoj nga nikoqirët e takimit zonja Lema dhe z. Sahiti, krijimin e urave ndërlidhëse në mes Komunës së Medvegjës dhe institucioneve zyrtare në Republikën e Kosovës, konkretisht me Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me qëllim që të jemi sa më afër këtyre qytetarëve dhe bashkërisht të mundohemi të gjejmë modusin adekuat për zgjidhjen e problemeve shumë vjeçare të qytetarëve të Kosovës Lindore.

EkoHigjiena

Në fund të takimit, palët u dakorduan që bashkërisht të krijojnë argumente juridike dhe të gjejnë solucionin më imediat për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të dëbuar të Kosovës Lindore të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës, e të cilëve fatkeqësisht kohëve të fundit pushteti serb ka filluar edhe t’ua pasivizoj vendbanimet dhe disa nga ta edhe ti shlyej nga listat e gjendjes civile në Serbi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.