DYLON

Koordinatorja Shabani takon Ramadanin e republikanëve dhe Hysenin nga shoqëria civile

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Gentiana Shabani në vazhdën e takimeve në Komunën e Bujanocit u prit edhe nga kryetari i Partisë Republikane në Bujanoc Avdyl Ramadani.

Me kryetarin Ramadani, koordinatorja diskutoi për problemet preukopuese aktuale të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore me theks të veçantë pasivizimi i vendbanimeve por edhe për gjendjen aktuale politike shqiptare në Kosovën Lindore.

EkoHigjiena

Ramadani e informoj koordinatoren për gjendjen aktuale politike në Kosovën Lindore, për diskriminimet në shkollim, punësim, në aktivitetet kulturore, shëndetësi etj.

Koordinatorja Shabani kërkoj që faktori politik shqiptar të jetë më unik sepse është e vetmja mënyrë që kështu shqiptarët të bashkohen dhe të përfaqësohen në mënyrën më dinjitoze, me qëllim që bashkarishtë kauzën e Kosovës Lindore ta çojnë përpara.

Po ashtu koordinatorja pati takim edhe me përfaqësuesin e shoqërisë civile “Perspektiva”në Bujanoc, Sevdail Hyseni.

Me të koordinatorja diskutoi për aktivitetin e shoqërisë civile, rolin e saj në jetën shoqërore, politike, sportive, kulturore etj.

Hyseni gjerësisht e informoi koordinatoren për aktivitetet e shoqërive civile në Bujanoc dhe vështirësitë në të cilat hasin në manifestimin e aktiviteteve shoqërore si shoqëri civile, ku shprehi brengën e përkrahjes shumë të vogël nga institucionet përgjegjëse. /2L ONLINE/