DYLON

Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë interesohet për problemin e taksive nga Lugina

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE / – Koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Gentiana Shabani, ka vizituar të hënën taksitët nga Lugina e Preshevës, të cilët bartin udhëtarë për në Gjilan dhe ansjelltas dhe është njoftuar me problemet dhe hallet që kanë ata gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie.

Taksistët nga Lugina e Preshevës, kanë dorëzuar më herët në Lëvizjen Qytetare “VATRA” një kërkesë për zgjidhjen e problemit që kishin me parkimin e veturave, prej nga realizionin vajtje-ardhjet e pasagjerëve.

EkoHigjiena

“Unë bashkëbisedova me taksitë dhe nga ta kuptova se pengesat janë eliminuar tani ata janë duke i kryer shërbimet ashtu siç e kërkon rendi”, thotë Shabani.

Ajo u ka ofruar mbështetje në punën e tyre takisve nga Lugina e Preshevës, duke i rikujtuar se tashmë kanë një adresë në Gjilan, ku mund t’i drejtohen për problemet dhe hallet e tyre dhe kjo është Zyra për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.