DYLON

Koordinatorja e ZPBM-së vizitoi Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në ditën e katërt të punës Gentiana Shabani koordinatorja e Zyrës për Preshevë, Bujanoc me Medvegjë, vizitoi Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Prishtinë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ajo u prit nga drejtori i këtij departamentit z. Valon Krasniqi, nga përgjegjësi për shtetësi si dhe nga përgjegjësi për leje qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë takimit vazhdimisht koordinatorja Shabani i informoi në detaje zyrtarët për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore, që po përballen me problemet e dokomentacionit në Republikën e Kosovës me të cilat probleme qytetarët për çdo ditë po vijnë në drejtim të Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, poashtu koordinatorja u kërkoj atyre që të trajtohemi si vëllezër kuptohet duke respektuar dispozitat ligjore.

Ndërsa drejtori i Departamentit Valon Krasniqi dhe vartësit e tij shprehën kënaqësinë për takimin e sotëm të shumëpritur nga ana e tyre, njëkohësisht vendosën bashkëpunimin e frytshëm dhe u dakurduan që sipas nevojave të vazhdojnë takimet e ndërsjella. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.