DYLON

Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati, pjesë e panelit në tryezën: “Realizimi i të drejtave të njeriut pas Pavarësisë së Kosovës”

Koordinatorja e NJKDNJ-së, Nazmije Demolli Kastrati, pjesë e panelit në tryezën: “Realizimi i të drejtave të njeriut pas Pavarësisë së Kosovës”
Avatar photo Redaksia

Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës, znj. Nazmije Demolli Kastrati, ka marr pjesë në tryezën e diskutimit me temën: “Realizimi i të drejtave të njeriut pas pavarësisë së Kosovës”, e cila u mbajt në Komunën e Vushtrrisë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Znj. Demolli Kastrati ndau përvojën e saj në këtë fushë, ku tha se kontributi i saj dhe i Komunës së Kamenicës është i vazhdueshëm në avancimin e të drejtave të njeriut, e kjo ka bërë që ky model të jetë e kërkuar edhe në komuna të tjera, duke sjellë praktika të mira dhe modele të suksesshme në nivel lokal.

EkoHigjiena

Në këtë tryezë mori edhe pjesë zyrtarja për barazi gjinore nga Komuna e Kamenicës, Kosovare Maroca Berisha. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.