DYLON

Koordinatori i Zyrës për Çështje Fetare, Bilal Coskun, vizitoi KBI-në në Gjilan

Koordinatori i Zyrës për Çështje Fetare, Bilal Coskun, vizitoi KBI-në në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Koordinatori i Zyrës për Çështje Fetare pranë Ambasadës Turke në Prishtinë, Bilal Coskun, së bashku me sekretarin e asaj zyre, Zymer Ramadani, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës (KBI) në Gjilan.

Delegacionin e priti kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, me bashkëpunëtorë.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u biseduan tema të ndryshme me karakter bashkëpunimi fetar në dobi të qytetarëve.

Me theks të veçantë u diskutua për hapat që do të vazhdojnë të ndërmerren në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe ruajtjes së harmonisë ndërfetare në Kosovë, e në veçanti në komunën e Gjilanit.

Në fund të takimit, bashkërisht vizituan njërën ndër xhamitë më të vjetra në komunën e Gjilanit, Xhaminë Atik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.