DYLON

Konvikti i Gjilanit përfiton donacion nga mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”

Konvikti i Gjilanit përfiton donacion nga mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”
Avatar photo Redaksia

Konvikti i nxënësve dhe studentëve të Gjilanit ka përfituar sot donacion nga Këshilli i Bashkësisë Islame 1 mijë kilogramë mish, i cili ka ardhur pas premtimit në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”

Donacionin zyrtarisht e kanë konfirmuar sot kryetarit Lutfi Haziri dhe kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, gjatë vizitës atje.

“Afro 100 mijë euro i kemi të deklaruara për mbështetje ndaj studentëve në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, por ne e kemi edhe Fondin e Ekslelencës të Komunës si shtesë. Prandaj, në kuadër të kësaj, KBI në Gjilan e mbështetë konviktin për çka e falënderojmë shumë. Mbështetja ndaj studentëve do të jetë jashtëzakonisht e madhe, në veçanti ndaj femrave”, ka thënë kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, ka thënë se ndihet mirë që po e mbështetë konviktin, duke konfirmuar që edhe në të ardhmen do t’u dalë në ndihmë në përputhje me kërkesat e tyre.

Ndërkaq, drejtori i konvikit, Nijazi Hyseni, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme ndaj tyre, sikurse edhe Këshillin e Bashkësisë Islame për donacionin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.