Kontrollet ndaj mjeteve të rënda po vazhdojnë në të gjithë vendin, shqiptohen edhe gjoba
“Gjatë periudhës 14–21 gusht 2026, ekipet e Ministrisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kontrolluar peshën e 103 mjeteve të rënda. Në 30 raste janë evidentuar tejkalime të peshës së lejuar, prej të cilave 11 nga persona fizikë dhe 19 nga persona juridikë, dhe për këto shkelje janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 14,910 euro”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.
Sipas kësaj ministrie, kontrollet do të vazhdojnë pa ndërprerje, sepse tejkalimi i peshës së lejuar dëmton rrugët, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion dhe shkakton kosto shtesë për shtetin.
“U bëj thirrje pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet ligjore. Mbrojtja e investimeve publike dhe siguria në rrugë janë përgjegjësi e përbashkët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit. /2LONLINE/
