DYLON

Kontrollet e rregullta shpëtojnë jetë, QKMF-ja në Gjilan me aktivitet sensibilizues

Kontrollet e rregullta shpëtojnë jetë, QKMF-ja në Gjilan me aktivitet sensibilizues
Avatar photo Redaksia

Me mbështetjen e menaxhmentit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, është organizuar aktivitet sensibilizues me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit, në bashkëpunim me Drejtoria e Shëndetësisë dhe Instituti Rajonal i Shëndetit Publik.

Drejtuesit e QKMF-së kanë bërë të ditur se qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i shëndetit dhe ngritja e vetëdijes tek qytetarët për parandalimin dhe menaxhimin e tensionit të lartë të gjakut, si një ndër problemet më të shpeshta shëndetësore.

EkoHigjiena

Gjatë aktivitetit, stafi shëndetësor ka realizuar matjen e tensionit arterial, ka ofruar këshilla shëndetësore për qytetarët, si dhe ka shpërndarë informacione lidhur me rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe faktorët e rrezikut që ndikojnë në hipertension.

Nga menaxhmenti i QKMF-së është vlerësuar rëndësia e aktiviteteve të tilla sensibilizuese, të cilat kontribuojnë në edukimin shëndetësor të qytetarëve dhe në parandalimin e komplikimeve që mund të shkaktohen nga tensioni i lartë i gjakut.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.