DYLON

Kontrolle në kafiteritë e Preshevës

Avatar photo Redaksia

Rreth dhjetë policë nga stacioni policor në Preshevë në mbrëmjen e së premtes kanë kryer kontrolle në disa kafiteri të këtij qyteti të Luginës. Siç njofton “Kjo është Presheva Jonë!” aksioni ka zgjatur rreth një orë duke filluar nga ora 22:30 deri në 23:30 minuta, me ç’rast gjatë kohës së kontrolleve hyrje-daljet nga këto lokale ishin të bllokuara.

Kontrolli përfshinte identifikimin përmes letërnjoftimit të personave që gjendeshin në lokale, ndërsa një numër i madh prej të rinjve nuk kishin me vete këtë dokument identifikimi.

EkoHigjiena

Aksioni thuhet të ketë përfunduar i qetë dhe pa arrestime me sugjerimin që letërnjoftimi të mbahet me vete, përderisa nuk janë gjetë as lëndë narkotike, që dyshohet se ishte edhe njëri prej qëllimeve të këtij kontrolli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.