DYLON

Kontroll i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve

Kontroll i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve
Avatar photo Redaksia

Realizimi i aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL për muajin Shkurt 2025 – Kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”

Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2025 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 17 deri 23 Shkurt 2025, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve.

EkoHigjiena

Sipas policisë, në fokus ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”.

Me këtë rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,168 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 1,367 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë”.

Për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 362 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, njofton policia.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.