DYLON

Kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë së futbollit rajonal

Kontributi i tyre mbetet pjesë e historisë së futbollit rajonal
Avatar photo Redaksia

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre shumëvjeçar në futboll, ka nderuar me mirënjohje delegatët të cilët gjatë këtij viti kanë përmbyllur karrierën e tyre sportive me rastin e pensionimit.

Me mirënjohje u nderuan: Naser Bunjaku, Rabit Matoshi, Agim Ramizi dhe Agim Spahiu.

EkoHigjiena

Në emër të kryetarit të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini, u shpreh falënderimi i sinqertë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar që këta delegatë kanë dhënë ndër vite në organizimin dhe zhvillimin e garave të futbollit në rajonin e Gjilanit.

“LRFGJ u uron atyre shëndet, mbarësi dhe suksese në kapitullin e ri të jetës, duke i falënderuar për gjurmën e pashlyeshme që kanë lënë në futbollin tonë”, ka thënë Misini.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.