DYLON

Kontributi i i Diasporës jetik për të gjitha fazat e lirisë e shtetëformimit të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Lideri i leancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar për një vizitë në Suedi ku është takuar me bashkatdhetarë. “Kontributi i i Diasporës Shqiptare në Evropë, ka qenë i një rëndësie jetike për të gjitha fazat e lirisë dhe shtetëformimit të Kosovës. Duke mos u ndarë asnjëherë nga trungu dhe duke ofruar gjithë fuqinë financiare dhe njerëzore, bashkëkombësit tanë në Evropë dhe në Amerikë, e ndihmuan Kosovën që të ngritej në këmbët e veta”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në profilin e tij:

EkoHigjiena

“Këtë javë pata nderin të takojë mijëra bashkatdhetarë në Suedi! Më nderuan me bujarinë e tyre në Rajonin e Vermlandit. Ata ishin më të interesuar se kurrë për zhvillimet në Kosovë, dhe të vendosur që ta japin ndihmën e tyre, që Kosova të kthehej në kursin e shteteve demokratike evropiane. Ma dhanë fjalën të rrugëtojmë bashkë për të mirën e vendit!
Kontributi i i Diasporës Shqiptare në Evropë, ka qenë i një rëndësie jetike për të gjitha fazat e lirisë dhe shtetëformimit të Kosovës. Duke mos u ndarë asnjëherë nga trungu dhe duke ofruar gjithë fuqinë financiare dhe njerëzore, bashkëkombësit tanë në Evropë dhe në Amerikë, e ndihmuan Kosovën që të ngritej në këmbët e veta.
Prandaj shteti i Kosovës, tash duhet të ketë një qasje tjetër ndaj qytetarëve të vetë që jetojnë nëpër botë. Duhet t’iu krijojë të gjitha lehtësitë e mundshme afaristët shqiptarë nëpër botë, që ata të investojnë në Kosovë, duhet t’i krijojë kushte dhe klimë tjetër, që ata të ndihen mirë sa herë që vijnë në atdheun e tyre, e jot ë përballen me njëmijë procedura, thua që janë shtetas kinezë e jo shtetas të Kosovës. Kosova është atdheu i tyre, dhe ata duhet t’i gëzojnë gjithë të mirat e tij! R. H”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.